Kusari-Lila e merr dozën e tretë të vaksinës anti-COVID

18:38 | 2 Janar 2022
A. B.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvisjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se ka marrë dozën e tretë të vaksinës anti-COVID.

Kështu bëri të ditur ajo nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, teksa bëri të thirrje që mos të ketë hezitime ndaj marrjes së vaksinës kundër koronavirusit.

“Më e mira që mund të bëjmë për veten dhe tjerët rreth nesh, është të ruajmë shëndetin dhe të kuptojmë rëndësinë e vaksinës si mënyra e vetme parandaluese dhe lehtësuese ndaj virusit”, shkroi ajo./abresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme