Shefja në detyrë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se do të vazhdojnë me iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.
“Ne do të vazhdojmë me këtë iniciativë. Ky ligj nuk do ta përmbyllte Reformën Zgjedhore, sepse kjo vetëm do ta niste Reformën Zgjedhore por duke iu ofruar të drejtën e munguar për 20 vjet diasporës së Kosovës. Kemi qenë dëshmitarë që kemi pasë 200 mijë votues të regjistruar, 100 mijë që kanë marrë pjesë në proces të votimit dhe nga ato vota që janë nisur mbi 30 mijë janë hedhur poshtë. Nëse për dikë kjo nuk është një shifër alarmante mbi një të drejtë elementare e cila është e garantuar me Kushtetutë dhe ligje, atëherë nuk e dimë se çfarë mund të jetë më alarmante”.
Kusari-Lila ka thënë se kjo seancë është ftuar nga deputetët e Kuvendit dhe jo nga qeveria.
Ajo deklaroi se pozita nuk po përgjigjet që t’i ikë përgjegjësisë për menaxhimin e pandemisë, por duan t’ia ofrojnë diasporës një të drejtë elementare që ua garanton edhe Kushtetuta.
“Sonte dëgjuam akuza nga deputetët e opozitës kundrejt qeverisë, sepse nuk e kemi thirrur seancën për të diskutuar për menaxhim të pandemisë por e kemi ftuar për Ligjin për Zgjedhjet. Ky proces që ka filluar para dy legjislaturave ka qenë domosdoshmëri dhe mbetet domosdoshmëri të përmbyllet në legjislaturën e tetë. Mohimi i një të drejte elementare dhe kushtetuese nuk mund të fshihet dhe as të mbulohet me retorikën politike për totalitarizëm dhe mbi ndjenjën e humbjes që e kanë ndjerë më 14 shkurt, por me faktet se po i ikin përgjegjësisë për t’u përballë me shprehjen e vullnetit të mirëfilltë të mërgatës”.
“Ne sonte nuk provuam të mbulonim asgjë. As t’i ikim përgjegjësisë për menaxhimin e pandemisë për aq sa atë po e bën Qeveria e Kosovës. Sot kemi pasë një seancë të rregullt në të cilën deputetët e opozitës kanë pasë vetëm një pyetje për Ministren e Arsimit. Nuk pati pyetje as për menaxhimin e pandemisë dhe as për procesin e vaksinimit. Të gjitha këto përgjigje gjenden te ministrat dhe kryeministri Albin Kurti”.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...