Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Qeveria Kurti në pesë pikat kryesore të planit qeverisës do të ketë konsensus edhe me opozitën.
Kusari-Lila në Rubikon tregoi se dialogu Kosovë-Serbi mbetet tema kryesore ku pozitë e opozitë duhet të bëhen bashkë, njofton Klan Kosova
“Pesë tema janë që zotëri Kurti të cilat në vazhdimësi edhe në fushatë ka thënë që për këto tema do të kemi konsensus pozitë e opozitë bashkë”.
“Njëra nga to është dialogu që në vazhdimësi për një dekadë po mban peng çdo qeveri”, tha Kusari-Lila.
“Nëse ne nuk e ndryshojmë qasjen mbetet keq pasi ka një dekadë që jemi duke u marrë me këtë çështje. I provuam të gjitha rrethanat ku treguan se nëse dialogu nuk e ka konsensusin e të gjithëve do të mbetet kështu”.
Kusari-Lila tregoi se përfshirja e opozites duhet të jetë edhe për përcaktimin e agjendës dhe çështjeve tjera teksa theksoi se Brukseli nuk është adresë vetëm për dialogun me Serbinë.
Deputetja mes tjerash foli edhe për kundërshtimet që po ka opozita me pozitën.
“Sigurisht ata [opozita] po e imitojnë Vetëvendosjen kur ishte në opozitë, por uroj që Vetëvendosje të mos i imitojë ata në qeverisje”.
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...