Shefja e Grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila ka komentuar procesin e zgjedhjeve për shkarkimin apo jo të kryetarëve në veri.
Sipas saj, ajo tha se Serbia përmes Listës Serbe po pamundëson integrimin e serbëve në veri, shkruan Arbresh.info
Ajo shtoi se procesi i djeshëm është cilësuar si i rregullt dhe i drejtë.
“Ajo cfarë ndodhi dje është si shpërfaqëje e se Serbia përmes Listës Serbe po pamundëson integrimin e serbëve në veri. Tashmë është e qartë se penges për integrimin e serbëve është Serbia. Organizimi i djeshëm është cilësuar si i rregullt dhe i drejtë”, tha Kusari Lila në konferencën për media pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.
Më tej, ajo kërkoi edhe heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.
“Për të ruajtur kredibilitetin e dialogut BE duhet të heq masat dhe duhet konsideruar aplikacionin e Kosovës për Bashkimin Evropian” shtoi Kusari-Lila.
Ajo shtoi se Serbia nuk e ka në plan stabilizimin e tensioneve me Kosoven dhe integrimin e saj në BE e as integrimin e vendeve fqinje./Arbresh.info/
Ronaldo e nis vitin me gol, shënon nga penalltia
Driloni shpërthen ndaj Vullnetit: Nuk je ma shqiptar se unë
“Shkrihen akujt” mes Obamës dhe Trump, dyshja të...
Haxhiu: Në këto katër vjet, qytetarët janë varfëruar
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
Llapi rikthen gardianin Coric