Google ADS

Kusari-Lila arrin në Prishtinë, konfirmon votën për Demarkacionin

13:26 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, do të jetë e pranishme në seancën e sotme për Demarkacionin, njofton Klan Kosova.

Kusari-Lila për klankosova.tv e konfirmoi votën pro-demarkacionit.

Ajo ka arritur para pak orësh në Prishtinë pas pjesëmarrjes së saj në Samitin ndërkombëtar “Ndal dhunës ndaj grave”, që u mbajt në Londër.

Sot për të katërtën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë ta votojnë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme