Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media në përmbyllje të sesionit pranveror të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Kuvendi, këtë sesion, ka mbajtur 23 seanca plenare dhe se gjithsej janë miratuar 35 ligje prej të cilave 20 janë marrëveshje ndërkombëtare.
Ajo ka bërë të ditur se gjatë këtij sesioni janë shqyrtuar 12 raporte vjetore, janë miratuar katër raporte dhe shtatë rezoluta për vlerësimin e raporteve të institucioneve.
Ajo ka shtuar se për herë të parë, është zgjedhur Komisionerja Parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës, raporton eo.
“Në Kuvendin e Kosovës janë miratuar shtatë rezuluta një deklaratë e përbashkët, gjashtë rekomandime janë shqyrtuar 12 raporte vjetore, janë miratuar katër raporte, shtatë rezoluta për vlerësimin e raporteve të institucioneve. Në kuadër të punës VV-ja nga 14 komisione funksionale parlamentare, shtatë prej tyre udhëhiqen nga Grupi Paramentar i Vetëvendosjes. Komisionet Parlamentare në total janë mbajtur. 186 mbledhje në të cilat 866 pika janë trajtuar. Gjatë sesionit pranveror është emëruar nga presidentja një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Janë emëruar tre anëtarë vendor të Këshillit të Agjencisë për akreditim. Janë emëruar tre anëtarë të Këshillit Prokurorial. Është zgjedhur për herë për parë Komisionerja Parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Kusari.
Rovena-Vullnetit: Ti je një person shumë egoist e arrogant
Aguero zbulon transferimin që Man City do ta realizojë në ja...
Rafuna: Viti 2024 pritet që të përmbyllet me rritje ekonomik...
Belgjika përjeton një nga periudhat më të “errëta” nga munge...
Rikthehet në Operim Njësia B-1 në TC Kosova B
Dyshohen për grabitje të banesave, dy shqiptarë arrestohen n...