Google ADS

Kusari ka dy fjalë për kryeministrin Haradinaj që ja përmendi Gadafin

17:23 | 8 Dhjetor 2017
M. A.

Një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përplasje mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe deputetes Mimoza Kusari Lila.

Teksa po debatonin për tema të tjera, Haradinaj ia përmendi asaj një vizitë të delegacionit të Kosovës te ish-diktatori i Libisë Gaddafi.

I tha se ai nuk vallëzon para tij, por punon për vendin. Por ajo nuk u lëshua në këtë debat.

E në Tribuna Channel tha dy fjalë për të.

Kur u pyet nëse pret kërkim falje nga ai, tregoi se çfarë pret prej tij.

“Nuk ka rëndësi kërkim falja. Mjafton ta ketë vetën në kontroll. Ka rëndësi përfaqësimi i Kosovës e jo shfryrja e inateve personale.

Nëse ka këtë qasje kemi problem me përfaqësimin e vendit”, tha ajo./TribunaChannel/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme