Juristja Flutura Kusari ka takuar nënën e Liridona Ademjat, gruaja e vrarë gati një vit më parë nga ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
“Kafe me lotë me nanen e Liridona Ademajt, në prag të një vjetorit të vrasjes së saj. Ky takim sot ishte më i vështiri deri më tani, u mërzita pafund sidomos kur përshkruanin takimet me fëmijet e Liridones, detajet e të cilave nuk mund t’i ndaj për arsye ligjore”, ka shkruar Kusari në Facebook.
Mes tjerash, juristja është shprehur e habitur që ende nuk është ngritur ndonjë aktakuzë ndaj të dyshuarve.
“Nuk ka fjalë apo ngushëllim që mund t’i ndihmojë nanes dhe familjes së saj. Vetëm drejtësia e shpejtë dhe profesionale mund t’iu sjellë qetësi. Ndonëse ende ka afat, jam e habitur që ende nuk është ngritë aktakuzë ndaj të dyshuarëve”, tha Kusari.
“Naimi dhe të tjerët duhet të akuzohen për vrasje të rëndë sepse kanë kryer vrasje mizore dhe në mënyrë dinake dhe meritojnë burgim të përjetshëm. Shpresoj që mediat do të gjejnë kohë dhe hapësirë që sëbashku me familjen ta kujtojmë Liridonen dhe të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të”, ka shkruar Kusari./Arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...