Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, në Kuvendin e Kosovës ka nisur të zhvillohet debati parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për kërkesën e opozitës për shkarkimin e kreyshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili ky i fundit është në paraburgim dhe akuzohet për keqpërdorim të detyrës.
Ajo tha se Kuvendi i Kosovës është bërë vend i diskutimeve të dobëta në të cilën sipas saj, po bëhen këtu në vend se të bëhen në Gjykatë.
“Opozita po mundohet të shfrytëzoj mekanizmin në të cilën ende e kanë ndikimin e tyre, atë të Prokurorisë duke e kthyer sallën e Kuvendin në Gjykatore”, tha ajo.
“Fatkeqësisht u bë një kohë që Kuvendi i Kosovë po i shërben pak qëllimit që i përcakton Kushtetuta. E më shumë diskutimeve të dobëta që e cila në vend që të bëhen në Kuvendin e Kosovës sot po bëhen në gjykatë. Për këtë debat parlamentar nga ana e opozitës fatkeqësisht mban nënshkrimin e ish ministritë të Drejtësisë të kësaj opozite, e cila po arsyeton mungesën e kredibiliteti dhe mungesës në vend me arsyetimin e saj opozita është thirrur në shqetësimin e thellë, kinse të pozitës për të penguar dhe ndërhyrë në institucionet të cilat janë të pavarura të drejtësisë. Opozita po mundohet të shfrytëzoj mekanizmin në të cilën ende e kanë ndikimin e tyre, atë të Prokurorisë duke e kthyer sallën e Kuvendin në Gjykatore”, u shpreh Kusari-Lila.
Ajo propozoi pozitën që ta bëjnë edhe një mocion sot që edhe qendrën e paraburgimin ku po mbahet Nagip Krasniqi ashtu siç është duar lidhur siç e nxorën nga Gjykata dhe të pyetet të gjitha proceset e gjykimit./Arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...