Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje , Mimoza Kusari-Lila i ka reaguar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradianjt për kritikat që i bëri Qeverisë së Kosovës në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë.
Kusari-Lila i tha Haradinaj se ka pritur një reflektim për shkak të bagazhit të tij politik dhe luftarak e kjo shpërfaqje të egos politike, siç tha ajo.
“I nderuar z. Haradinaj si kërkues i kësaj seance dhe propozues i këtij mocioni, si ish-kryeministër dhe njeri me kontribut të madh gjatë luftës në Kosovë si në aspektin personal ashtu edhe familjarë, kisha pritur një reflektim më serioz , një qasje më unifikuese dhe një thirrje për unifikim në vend se të një shpërfaqje të egos politike”, tha ajo.
Tutje ajo tha se sot është dashur që në Kuvendin e Kosovës të dënohej heshtja e Rusisë karshi agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Është dashur që sot do të duhej Kuvendi i Kosovës të mblidhej dhe në një zë unifikues të dënonte heshtjen e deritanishme të Serbisë ndaj agresionit rus në Ukrainë. Është po e njëjta shkollë dhe i njëjti model”, deklaoi Kusari-Lila./arbresh.info/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...