Juristja e fushës së medias, Flutura Kusari ka përmbledhur komplet kronologjinë e tentativës për mbylljen e Klan Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook ajo ka listuar një listë të datave ku ka përshkruar kronologjia e tentativës për të mbyllur televizionin Klan Kosova, përcjell Arbresh.info
Më poshtë gjeni të plotë postimin e Kusarit:
Kronologjia e tentativës për të mbyllur televizionin Klan Kosova
𝟏𝟒 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – ARBK vendosë të pezullojë certifikatën e biznesit të medias Klan Kosova
𝟏𝟓 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – ARBK korrekton vendimin e parë për shkak se titulli i ligjit ishte gabim
𝟏𝟔 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – KPM, në mbledhjen e saj të rregullt, kërkon nga Klan Kosova të ofrojë dokumentacionin e nevojshëm për mbajtje të licenses
𝟐𝟎 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – Klan Kosova përditëson certifikatën e biznesit në Maqedoni
𝟐𝟏 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – Klan Kosova dorëzon certifikatën e përditësuar në ARBK
𝟐𝟏 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – ARBK pranon dokumentin e përditësuar dhe me të drejtë anulon vendimin e datës 14 qershor 2023
𝟐𝟏 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – Klan Kosova informohet zyrtarisht nga ARBK që certifikata e biznesit të tyre është në rregull
𝟐𝟏 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – Ministrja e MINT suspendon nga puna drejtoren e ARBK-së që ka pranuar dokumentet e përditësuara të Klan Kosova
𝟐𝟏 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – Ministrja e MINT e bën ushtrues drejtore në ARBK motren e deputetit të VV-së
𝟐𝟏 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – U.D e ARBK anulon vendimin për të anuluar vendimin e datës 14 qershor (pra e anulon vendimin e ish drejtores së ARBK)
𝟐𝟐 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – Vendimi për anulimin i komunikohet Klan Kosova
𝟐𝟗 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – Klan Kosova ushtron ankesë kundër vendimit të datës 14 dhe 15 qershor pranë Komisionit per Shqyrtimin e Ankesave per Regjistrimin e
Bizneseve, përbërjen e të cilit e cakton ministrja. Komisioni duhej të vendoste brenda dy javësh.
𝟏𝟏 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟑 – Komisioni shtyn afatin edhe për dy javë të tjera
𝟐𝟖 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟑 – Komisioni vendosë të refuzojë ankesën e Klan Kosova
𝟑𝟏 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟑 – në një protestë mbresëlënëse, qindra gazetarë, punëtorë të medias, aktivistë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare protestojnë kundër mbylljes së Klan Kosova dhe për liri të medias
𝟑𝟏 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟑- Klan Kosova i drejtohet Gjykatës Komerciale me a) padi për konflikt administrativ dhe b) propozim për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të MINT që quhet masë e sigurisë. (shpjegimet e procedurave i bej me vone)
𝟒 𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟑 – Gjykata Komerciale duhet të vendosë deri më së largu 4 gusht për masën e sigurisë.
𝟏𝟒 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – 𝟐 𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟑 – kundër vendimit reagojnë aktivistë, organizata vendore dhe ndërkombëtare/globale, përfshirë shtetet e Quint.
ARBK – Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës
MINT – Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
KPM – Komisioni i Pavarur për Media.
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...