Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i ka dalë në mbrojtje ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Ajo ka thënë se pse duhet të sillen në fokus deklarata të vitit 2015 kur Gërvalla ka folur në cilësinë e një qytetari të thjeshtë.
“Në kapacitetin si qytetar secili qytetar ka të drejtë të jap mendimin e vet. Zonja Gërvalla në vitin 2015 ka qenë qytetare e lirë e Kosovës, nuk ka mbajtur ndonjë post publik. Historia e saj edhe familjare edhe rrethanat e vet ngritjes së saj janë shumë dramatike. Prandaj të sjellet në kontekst kohor diçka që është thënë para 6 viteve, në rrethanat në të cilat po këta krerë shtetëror të cilët janë në Hagë kanë deklaruar se ata që nuk e votojnë Specialen janë armiq të Kosovës. Prandaj pse gjithë ky fokus në deklaratën e zonjës Gërvalla kur ishte qytetare e lirë”, ka thënë Kusari-Lila në Politiko të Kanal 10.
Ajo ka thënë se deklaratat e Thaçit e Veselit kur kanë drejtuar institucionet e shtetit në kohën e themelimit të Speciales kanë qenë më të vrazhda sesa të Gërvallës.
“Vet ata në parlamentin e Kosovë kanë thënë se duhet të themelohet Gjykata Speciale e tash cilës mi besu, këto deklarata i kanë thënë më të brazhda se zonja Gërvalla”, tha ajo.
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...