Kurz pas sulmit në Vjenë: Kjo nuk është një luftë midis të krishterëve dhe myslimanëve, por një luftë midis civilizimit dhe barbarisë

11:33 | 3 Nëntor 2020
Arbresh.info

Mediave iu ka drejtua edhe kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili ka pohuar se kjo nuk është një luftë mes të krishterëve dhe myslimanëve, transmeton Arbresh.info.

“Armiku, terrori islamik, dëshiron ta ndajë shoqërinë tonë. Por ne nuk do t’i japim hapësirë kësaj urrejtjeje. Armiqtë tanë nuk janë anëtarë të një komuniteti fetar, këta janë terroristë. Kjo nuk është një luftë midis të krishterëve dhe myslimanëve, ose austriakëve dhe migrantëve, por një luftë midis civilizimit dhe barbarisë”, pohoi ai, trasmeton Arbresh.info.

Kurz falënderoi shërbimet e sigurisë, si dhe personelin mjekësor dhe të tjerët “të cilët me guximin e tyre civil kanë shpëtuar jetë”.

Kurz gjithashtu njoftoi se mbrojtjen e vendit e kanë marrë përsipër forcat e armatosura në mënyrë që policia të mund të bashkojë të gjitha forcat e saj për punën hetimore.

“Unë i kam kërkuar Ministrit të Brendshëm të bëjë gjithçka që është e mundur për të hetuar këtë sulm”.

“Falënderimet tona shkojnë gjithashtu për të gjithë ata njerëz që u dalluan për guxim dhe moral duke iu dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë. Falënderimet tona shkojnë për forcat e sigurisë dhe ekipin e shpëtimit, të cilët u kujdesën për sigurinë tonë atë natë, një pjesë e të cilëve ishin në rrezik të jetës”.

“Ne do të hetojmë, gjurmojmë kryesit e krimeve, mbështetësit dhe njerëzit e tyre dhe do t’i sjellim para drejtësisë”.

Ndryshe, Austria deri më tani ka konfirmuar se kanë vdekur pesë persona dhe të paktën 17 të tjerë janë të lënduar./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme