Kancelari austriak Sebastian Kurz, e ka vlerësuar të rëndësishëm takimin e së martës në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Ato takime nuk janë të thjeshta dhe ne e dimë këtë. Progresi deri më sot ka qenë i kufizuar. Kjo është arsyeja pse takime të tilla janë të rëndësishme dhe shpresoj se do të ketë progres të duhur në të ardhmen. Kjo do të ishte mirë për qytetarët dhe të gjithë rajonin. Të gjithë duhet të kenë interes në mbajtjen e bisedimeve të tilla”, shtoi ai.
Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, kancelari austriak tha se thotë se rruga e zgjidhjes mund të jetë vetëm ajo në të cilën të dy palët do t’i afrohen njëra-tjetrës.
“Një zgjidhje tjetër nuk është e mundur. Për këtë kam biseduar me Miroslav Lajçak, i cili është një diplomat me përvojë, ish-Ministër i Punëve të Jashtme. Unë i thashë atij se jemi në dispozicion nëse mund të sigurojmë mbështetje. Rajoni është shumë i rëndësishëm për ne”, tha Kurz, tramsmeton Telegarfi.
I pyetur se sa fuqi ka Brukseli në zgjidhjen e këtij problemi, Kurz tha se të gjithë pjesëmarrësit e dinë se bisedimet konstruktive, të cilat ai shpreson se do të çojnë në një zgjidhje, paraqesin një bazë për një jetë të qetë në rajon, për një zhvillim të mirë ekonomik dhe për integrimin evropian.
“Nga ana tjetër, njoftimet dhe premtimet nga Brukseli duhet të përmbushen, sepse përndryshe BE humb besueshmërinë dhe kjo do të ishte keq”, tha ai.
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...