Google ADS

Kurz: BE duhet t’i mbajë premtimet për vendet e Ballkanit Perëndimor

22:13 | 5 Korrik 2021
Arbresh.info

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, sot në kuadër të samitit virtual të Procesit të Berlinit ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë premtimet karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Faleminderit Angela Merkel që na prite sot në samitin virtual të Procesit të Berlinit. Pas COVID-19 tani është koha që të japim: Ne duhet t’i mbajmë premtimet tona, të mbesim një partner i qëndrueshëm për rajonin dhe ta mbështesim rimëkëmbjen ekonomike”, ka shkruar ai në Twitter.

Kurz ka thënë se Austria do të vazhdojë të jetë një mbështetës i përkushtruar i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmes së tyre në Bashkimin Evropian./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme