Kancelari austriak Sebastian Kurz ka thënë se dialogu i suksesshëm mes Beogradit dhe Prishtinës dhe përmbyllja e këtij dialogu me një marrëveshje është e duhura për Ballkanin Perendimor.
“Falenderoj juve zoti President dhe Vuçiqin për përkushtimin tuaj për një marrëveshje. Pa një marrëveshje të përbashkët nuk do të ketë përspektivë evropiane e as hapa të tjerë të dy vendeve., as stabilitet në rajon, nuk do të ketë bashkëjetesë paqësore. Andaj një marrëveshje është e domosdoshme për Ballkanin Perendimor që të ecet përpara. Prandaj ne i besojmë të dy vendeve dhe përpjekjeve që po bëjnë dhe presim të na sjellin një përfundim pozitiv”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Kurz ka folur për liberalizimin e vizave ku ka thënë se nevojitet të merret vendimi tani nga Këshilli i Evropës.
“Aty ka shtete ku janë ende skeptike andaj këtu jam i kujdesshëm sa i përket këtij drejtimi. Pritjet janë posaçërisht në fushën e ligjit dhe pritjet janë edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Këtu ka pritje shumë të mëdha që këta dy president dhe lutja për qytetarët është që të mundohen që të mbështesin këta president për paqe dhe të ardhme evropiane. Sa i përket ushtrisë kosovarë jemi shumë skeptik dhe presim të ketë dialog të rregullt me të gjithë partnerët ndërkombëtar. Presim që në rajon të ndërmerren masa që ka më shumë stabilitet dhe jo destabilitet. Sa i përket shkëmbimit të territoreve, Qeveria e Austrisë pajtohet me cilëndo marrëveshje që bëjnë Prishtina dhe Beogradi. Çfarëdo marrëveshje që ndërmarrin këto dy vendeve do ta ketë mbështetjen tonë dhe kjo është edhe në kuadër të BE-së, qoftë edhe korrigjimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve”, ka thënë ai.
Kancelari austriak ka shtuar se Austria e mbështet Kosovën edhe me KFOR-in.
“Austria e mbështet Kosovën edhe me ushtarët e KFOR-it, pastaj me investues austriak, me mbështetje politike me përafrimin në BE dhe natyrisht mundohemi të iu mbështesim me zyrën e agjencionit austriak për zhvillim i cili ka një marrëdhënie të mirë mes Kosovës e Austrisë”, është shprehur ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/330125287570340/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...