Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka hedhur poshtë deklaratat e zëvëndëskancelarit, Heinz – Christian Strache për Kosovën.
Ishte zëvendëskancelari austriak, Heinz – Christian Strache, kishte deklaruar se Kosova është pjesë e Serbisë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ishte kancerlari Sebastian Kurz që gjatë mbledhjes së ministrave austriakë ka kërkuar sqarime për këto deklarata, ku besohet se është sqaruar edhe qëndrimi i Strache, dhe më pas ishte vet kancelari Kurz që para mediave e qartësoi qëndrimin zyrtar të Austrisë.
“Unë jam mik dhe përkrahës i Ballkanit Perëndimor”, tha kancelari austriak para gazetarëve në një konferencë për shtyp.
Në pyetjen e gazetarëve nëse deklaratat e Straches i kanë bërë dëm raporteve të Austrisë me Kosovën, kancelari Sebastian Kurz hodhi poshtë këto aludime.
“Unë kam kontakt shumë të mirë si me Serbinë ashtu edhe me Kosovën. Është synim i Austrisë ashtu sikurse i Bashkimit Evropian që shtetet e Ballkanit Perëndimor të përkrahen në rrugën e tyre drejt BE-së”.
“Austria e ka njohur Kosovën. Ky është qëndrimi zyrtar i Austrisë dhe do të jetë i tillë edhe në të ardhmen”, përfundoi Kurz duke sqaruar se pozicioni i Austrisë nuk do të ndryshojë pavarësisht pikëpamjeve politike të partisë së Straches. /Telegrafi/
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...