Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në zyrën e tij, në përmbyllje të shërbimit në Kosovë, Shefin e Stafit të KFOR-it, Gjeneral Brigadierin e Ushtrisë Amerikane në Kosovë, Larry Henry.
Gjeneral Brigadieri Henry i dorëzoi Kryeministrit flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili është ngritur më 8 nëntor, në nderim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Njësitin mbështetës të ShBA-së, në Film City në Prishtinë. Flamuri shoqërohet me përshkrimin: “Ndriçuar në errësirë nga drita e drejtësisë, ky flamur dëshmon sakrificën dhe guximin e atyre burrave dhe grave në luftë me forcat armike që kërcënojnë lirinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe botës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin e Gjeneral Brigadierit Henry gjatë shërbimit të tij, dhe për rolin e rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ruajtjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. Gjatë këtij takimi u bisedua për gjendjen aktuale të sigurisë në vend, që është prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it. Njëherit, ky ishte takim njoftues me Shefin e ri të./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon