Kryetari i Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë nuk i ka ndarë lufta dhe nuk duhet t’i ndajë as pandemia Covid-19.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se kufijtë midis dy vendeve duhet hapur, por me kujdes të shtuar duke përfillur rekomandimet për përdorimin e masave mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit.
“Ne në vazhdimësi kemi pasur kontakte dhe më të vërtetë ekziston një shqetësim i përgjithshëm i qytetarëve të Kosovës të cilët Shqipërinë e kanë si destinacionin e vetëm për pushime”.
“Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë nuk i ka ndarë as lufta dhe nuk duhet t’i ndajë as pandemia. Hapja e kufijve është e mundur sepse aktualisht nuk e kemi as 500 numrin aktiv të personave të infektuar me Covid-19 në Kosovë dhe Shqipëri”.
“Ne i përcjellim raportet e mjekëve dhe kemi deklarimet e ditëve të fundit që thonë se deti është një faktor shumë i mirë për mospërhapjen e pandemisë”.
“Nuk mendoj se jemi herët – tash e tutje duhet të kemi kujdes. Kjo pandemi do të na përcjellë për një kohë të gjatë. Jam i mendimit që kufijtë duhet të hapen, por duhet ta kemi kujdesin e shtuar – të përdoren mekanizmat përkatës dhe të fillojë turizmi dhe transporti në mënyrë të organizuar”.
Kurtishaj ka uruar që më datën 1 qershor të këtij viti do të mund të hapen kufijtë ndërmjet dy vendeve në mënyrë që qytetarët të mund të shkojnë në pushime për t’u relaksuar nga situata me Covid-19.
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti u takua me Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondi...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...