Sot shënohet 25 vjetori i Betejës së Koshares, një prej betejave më të rëndësishme dhe më të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së Kosovës.
Nga Kosharja, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se duke i ndjekur datat e kalendarit historik të UÇK-së, sikur çdo vit tjetër gjatë këtyre 25 viteve të fundit 9 prilli na solli këtu në Koshare të Gjavovës edhe sot.
“Një kronik e plotë kronologjike ditë pas dite dhe ngjarje pas ngjarje, si një histori totale e Betejës së Kosharës mbase do të ishte një ndër veprat me ideale për luftën e UÇK-së. Por për ballë një sfide historie si kjo, që shkon e reduktohet në kohën e një fjalimi si ky, më lejoni që mesë nderimesh të shquajë këtu disa fragmente dhe episode nga Beteja e Kosharës para jush që jeni pjesëmarrës e dëshmua të saj dhe para brezave të rinj që duhet ta njohin atë”, tha ai./rtk/
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...