Kurti zotohet se nëse vjen në pushtet do ta nxjerrë Kosovën nga pazaret me Serbinë

10:37 | 10 Shkurt 2021
V. S.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është zotuar se nëse vjen në pushtet, “do ta nxjerrë Kosovën nga pazaret me Serbinë”.

Pas  homazheve tek varri i aktivistit Arben Xheladini, në 14-vjetorin e demonstratës, ku pos Xheladinit, i vrarë mbeti edhe Mon Balaj, Kurti tha se do t’ia kërkojë borxhin Serbisë në çdo takim me ndërkombëtarët.

“Ne jemi të vendosur që ta nxjerrim Kosovën edhe nga korrupsioni i pushteteve të pasluftës, por edhe nga pazaret me Serbinë, e cila i ka shumë borxh popullit të Kosovës edhe gjatë okupimit, edhe gjatë luftës. Ne do të përfaqësojmë me dinjitet Kosovën dhe në çdo takim ndërkombëtar apo të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët do t’ia kërkojmë borxhin Serbisë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme