Google ADS

Kurti zhvillon një bisedë telefonike “të frytshme” me këshilltarin e Blinkenit, flasin për shumë çështje përfshirë dialogun me Serbinë

20:46 | 16 Gusht 2022
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të takohet më 18 gusht me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ku temë e kryesore pritet të jetë çështja e Asociacionit të Komunave serbe.

Vetëm dy ditë para këtij takimi të shumëkomentuar, Kurtit nga SHBA-ja i ka ardhur një përshëndetje nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Pak më parë, Kurti ka njoftuar se sot ka pasur një bisedë telefonike, siç e quan ai “të frytshme”, me këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet.

Kurti ka thënë se me Chollet ka biseduar lidhur me dialogun me Serbinë, duke u fokusuar te nevoja për arritjen e një marrëveshjeje të qendërzuar në njohje reciproke.

I pari i Qeverisë ka theksuar se Chollet ka përcjellur përshendetjet e Sekretarit Blinken pas një takimi që e kishin muajin e kaluar në Uashington.

“Një bisedë e frytshme telefonike me këshilltarin e Departamentit të Shtetit (Derek Chollet), lidhur me shumë çështje përfshirë dialogun me Serbinë; rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje të qendërzuar në njohje reciproke. Ai përcolli përshëndetjet e Sekretarit Blinken pas takimit tonë të mrekullueshëm në Uashington në muajin e kaluar”, ka shkruar Kurti.

Duke i paraprirë takimit në Bruksel me Vuçiqin, Kurti ka deklaruar se është negociator i ashpër, por se i respekton marrëveshjet e arritura, ndërkohë që liderët serbë takimit po i paraprijnë me deklarata mosbesuese ndaj Kurtit, duke ngritur dyshime mbi qëllimet e tij paqësore në rajon.

Ndryshe, Kurti e Vuçiq do të takohen në Bruksel, të enjten.

Një telefonat nga këshilltari i Departamentit të Shtetit Derek Chollet ka pranuar edhe presidenti serb Aleksander Vuçiq./arbresh.info/

 

LEXO EDHE

Vuçiq pranon një telefonatë nga këshilltar i Sekretarit amerikan të Shtetit, tema kryesore takimi me Kurtin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme