Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-kongresmenin Eliot Engel.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘Twitter’, teksa e ka cilësuar si mik të përhershëm të Kosovës, dhe e ka ka ftuar ta festojë ditëlindjen e tij të 75’të në vendin tonë, shkruan portali arbresh.info
“@RepEliotEngel është një mik i vjetër i Kosovës. Ai ka qenë zëri ynë në Kongres për dekada dhe sot ai ende kujdeset thellësisht për pavarësinë dhe të ardhmen tonë.
Unë e falënderova atë për mbështetjen e tij dhe e ftova atë për të festuar pavarësinë tonë dhe 75 vjetorin e lindjes vitin e ardhshëm në Kosovë”- ka shkruar Kurti. /arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030