Takimet në Cyrih, kryeministri i vendit, Albin Kurti i vazhdoi me një drekë pune me drejtues e përfaqësues të lartë të kompanive Xabia Group, Levi, Microsoft and Baloise.
Me ftesën që të investojnë në vendin tonë, kryeministri Kurti i njoftoi ata me përparësitë, potencialin dhe fushat, në veçanti atë të teknologjisë së informacionit, për cilat Kosova paraqet një mundësi të mirë dhe të përshtatshme për zgjerimin e shërbimeve dhe operacioneve.
“Pozita gjeografike, politikat fiskale dhe tatimore, infrastruktura digjitale, shërbimet elektronike, popullata e re, edukuar e shumëgjuhëshe, qëndrueshmëria institucionale, progresi ekonomik e demokratik dhe sundimi i ligjit, ishin disa nga veçoritë kyçe të ofertës së Kosovës për investitorë të huaj, e që u veçuan në këtë takim”, thuhet në njoftimin nga ZKM./Arbresh.info
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...