Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Ministri Zayed Al Nahyan shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij për pritjen e pranuar në Prishtinë në vizitën e tij në fillim të muajit prill dhe tha se po punon në avancimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se Kurti e falënderoi për telefonatën dhe për vizitën e mëparshme në Kosovë që i ka kontribuar thellimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.
Kryeministri e informoi për progresin e Kosovës në dy vitet e fundit në ekonomi dhe punën për krijimin e një klime të favorshme për investime.
Në lidhje me situatën në tri komunat në veri të vendit, Kryeministri e njoftoi për procesin zgjedhor që solli deri tek zgjedhja e katër kryetarëve të ri, bojkotin e zgjedhjeve nga serbët e Kosovës me kërkesë dhe presion të Serbisë dhe pranimin e këtij procesi e rezultati zgjedhor nga komuniteti ndërkombëtar.
“Përshkallëzimi erdhi si rezultat i pengimit me forcë të hyrjes në vendet e tyre të punës të kryetarëve të ri dhe dhuna nga grupe fashiste që janë në listën e pagave të Serbisë dhe të kompanive private të personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe”, i tha Kurti ministrit arab.
Ai shtoi se hapi i parë për de-përshkallëzim është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë, arrestimi i atyre që shkaktuan dhunë dhe zbatimi i Marrëveshjes Bazike deri në zgjedhje të reja./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...