Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit që ka pasur me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von de Leyen, ka thënë se zgjerimi i BE-së është përgjigja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen dhe unitetin në Evropë.
Përmes një postimi në X, Kurti e falënderoi Von der Leyen për ftesën për drekën e punës por edhe për mbështetjen e saj për Ballkanin Perëndimor.
Shefi i ekzekutivit u shpreh se pret me padurim marrjen e statusit të vendit kandidat dhe pyetësorit, pasi angazhimi i Kosovës ndaj reformave sa vjen e bëhet më i fortë, shkruan Arbresh.info
“Kosova është e etur për t’u bashkuar në ‘garën për në krye’ në një proces anëtarësimi të bazuar në merita. Me zgjerimin e kthyer në agjendën e BE-së, ne presim me padurim marrjen e statusit të vendit kandidat dhe pyetësorit, pasi angazhimi ynë ndaj reformave, zhvillimit dhe demokracisë vetëm sa bëhet më i fortë”, shkroi Kurti .
EU enlargement is the best response to those who threaten the peace and unity of Europe.
I thanked President Ursula von der Leyen (@vonderleyen) for the invitation today and her support for the Western Balkans and congratulated her on her re-election.
Kosova is eager to join… pic.twitter.com/ZzPG3DGh6w
— Albin Kurti (@albinkurti) September 19, 2024
Me ftesë të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti udhëtoi sot për në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës bashkë edhe me liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Kurti fillimisht uroi znj. von der Leyen për rizgjedhjen e saj si Presidente e Komisionit Evropian dhe u shpreh i gatshëm për ta vazhduar bashkëpunimin e afërt me qëllim avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe integrimin evropian të Kosovës.
Theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Në këtë kontekst, kryeministri Kurti bëri thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim. Në të njëjtën kohë, kërkoi që masat restriktive mbi Kosovën, të cilat i quajti të padrejta dhe jo fer, të hiqen.
Sa i përket Planit të Rritjes, kryeministri Kurti u shpreh se Kosova ka qenë një ndër vendet e para që ka dorëzuar Agjendën e Reformave, duke treguar kështu përkushtimin e saj për Planin e Rritjes.
Në prag të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, ai i konfirmoi mbështetjen për këtë proces, teksa shprehu angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrëveshje të reja, dhe në të njëjtën kohë theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet të nënshkruara në vitin 2022 në Berlin.
Çështje të tjera që u adresuan nga kryeministri gjatë drekës ishin edhe Programi i Transportit dhe Lehtësimit, tregu unik digjital, Zona e Përbashkët Evropiane e Pagesave (SEPA), Tregu i Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimi e siguria rajonale./Arbresh.info/
Sara Hoxha i ndërron mbiemrin vajzës së saj?
Barcelona është e gatshme të përfshijë një lojtar plus para ...
I uroi fitoren, Trump deklaron se do të flasë me Putin
Çfarë po paralajmërojnë Bay T dhe Fero?
Policia shqiptoi 1 mijë e 763 gjoba brenda një jave në Gjila...
Analiza e DW/ Samiti i Komunitetit Politik Evropian, nën hij...