​Kurti: Zbulimi në Ulpianë dëshmon lidhjen e perandorit Justinan me Dardaninë

21:10 | 14 Gusht 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas zbulimit të mbishkrimit monumental në Ulpianë, ku ka thënë se ky zbulim dëshmon lidhjet e perandorit Justinian me vendin e origjinës së tij, Dardaninë.

Me anë të një postimi në Twitter, Kurti theksoi se zbulimi i mbishkrimit të perandorit Justinian në Ulpianë, është po ashtu dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar.

“Në rrënojat e qytetit romak Ulpiana, jo shumë larg Prishtinës, arkeologët e Kosovës dhe të Francës kanë zbuluar një mbishkrim të perandorit Justinian (527-565), dëshmi të rralla të lidhjes së tij me Dardaninë, vendin e tij të origjinës – dhe dëshmi e bashkëpunimeve të suksesshme ndërkombëtare”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/

Lexo edhe:

Osmani: Zbulimet e fundit në Ulpianë, paraqesin evidenca të rëndësishme për historinë e Dardanisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme