Kurti: Zahiri, Hakifi, Edmondi e Iliri janë kushtrimi i çlirimit

11:26 | 31 Janar 2022
V. S.

Kryeministri Albin Kurti, ka vendosur kurora lulesh tek përmendoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci, në “Sheshin e Dëshmorëve” në Podujevë, në përvjetorin e tyre të vdekjes.

Më këtë rast, Kurti ka thënë se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci janë kushtrimi i çlirimit.

“Sot me presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin, kolegë dhe bashkëpunëtor vendosëm lule të freskëta tek këta qytetarë që nuk kursyen asgjë për të shtrenjtën e vendit tonë që është liria”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se me 31 janar 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta./arbresh.info/

Të ngjashme