Kurti: Zahir Pajaziti hero i kombit dhe udhërrëfyes për çdo Qeveri e qytetarë të Kosovës

09:59 | 18 Prill 2022
S D

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit, raporton arbresh.info.

Kurti tha se Zahir Pajazait do të mbetet udhërrëfyes për jetë e mot për çdo Qeveri e qytetarë të Kosovës.

“Sot vendosëm lule tek përmendorja e komandantit Zahir Pajazitit, heroit të kombit por për jetë e mot udhërrëfyes për çdo Qeveri dhe për të gjitha institucionet e shtetit tonë dhe për çdo qytetarë të Republikës së Kosovës e përmban kombin shqiptarë”, tha Kurti.

Po ashtu ai tha se Zahir Pajaziti me aksionet e tij çlirimtare e dha kushtrimin e lirisë shumë herët para se të fillonte lufta çlirimtare.

“Prishtina si kryeqytet është gjatë luftës çlirimtarë  vendi në kuadër të zonës operative të Llapit e ku kishin për komandant Zahir Pajazitin i cili me aksionet e tij çlirimtare e dha kushtrimin e lirisë shumë herët para se të fillonte lufta çlirimtare dhe në këtë mënyrë mobilizojë mbarë popullin dhe zgjerojë radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës drejt qershorit të vitit 1999kur edhe u realizua çlirimi i vendit, bashk me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën këta ishin luftëtarë të paepur të cilët nuk kursyen asgjë por goditni forcat armike pushtuese serbe gjithandej Kosovës e në veçanti kontribuuan shumë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të marr hovin dhe të shndërrohet në ushtri të vërtet e cila u bë bartëse e çlirimit të vendit tonë bashk edhe me ndërhyrjen e NATO-së kundër forcave ushtarake paramilitare të Jugosllavisë e Serbisë së Milloshoviqit”, deklaroi Kurti.

Tutje Kurti tha se ua kemi borgj që të ardhmen ta bëjmë më të mirë dhe më të ndritshme sesa që e kemi të tashmen e se sa që e kishim të shkuarën.

“Ne që e mbajmë mend dhe e kemi jetuar atë kohë por edhe ata që rrinë sot që të gjithë duhet ta dinë mirë se prej nga vimë në mënyrë që të jemi të sigurt për rrugën tonë përpara si në aspektin e shtet ndërtimit demokratik të mobilizimit të aktivizimit qytetarë gjithashtu edhe të zhvillimit socio-ekonomik. Këtyre që kontribuuan dhe sakrifikuan u kemi borgj që të ardhmen ta bëjmë më të mirë dhe më të ndritshme sesa që e kemi të tashmen e se sa që e kishim të shkuarën”, tha Kurti.

Bashkë me Kurtin homazhe bënë edhe ministri i punëve të brendshme Xhellal Sveçla, ministri mbrojtjes Armend Mehaj, po ashtu edhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit e strukturës së Vetëvendosjes së Prishtinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme