Pas miratimit në mbledhjen e Qeverisë të programit të sportit “Kosova, Shtet i Xhudos”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e lansimit të këtij programi, në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës.
Me këtë rast, kryeministri Kurti falënderoi xhudistët për sukseset e tyre jo vetëm në Kosovë por edhe në arenën ndërkombëtare.
“Rezultatet e xhudos janë kryefjala e sportit vendor tash e 15 vjet; rezultate përmes të cilave identifikohemi secili prej nesh individualisht, por edhe si shoqëri në tërësi, e mbi të gjitha, si shtet”, tha Kurti.
Më tej, kryeministri Kurti tha se sporti është dëshmuar si një nga mekanizmat kyç në procesin e ndërtimit të imazhit tonë shtetëror dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për media.
“Sporti në përgjithësi, e xhudoja posaçërisht, ka bërë punë të jashtëzakonshme në krijimin e ndjenjës së përkatësisë përbrenda shoqërisë tonë, dhe krijimin e perceptimit pozitiv të opinionit të huaj për Republikën tonë”, u shpreh tutje kryeministri.
“Kosova, Shtet i Xhudos është hapi konkret të cilin e kemi ndërmarrë si qeveri për të siguruar, jo vetëm vazhdimësinë e ndikimit të xhudos në promovimin tonë ndërkombëtar, por mbi të gjitha, zhvillimin maksimal të këtij sporti përbrenda Republikës së Kosovës. Atë çfarë xhudo i ka sjellur Kosovës ndër vite: shpresë, krenari dhe sukses – duam të sigurohemi se do të jemi prezent gjithmonë tek ne, dhe shumë gjatë edhe në arenën ndërkombëtare”, tha Kurti në fund duke shprehur përkrahjen e Qeverisë./arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit