Kurti: VV nuk e voton raportin e KOSTT-it

13:59 | 17 Prill 2018
Arbresh.info

Deputet i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se raporti për KOSTI-n do të duhej të ishte prezantuar vitin e kaluar ose së paku është dashur që KOSTT-i ose ministria t’ia bashkëngjisin një dokument këtij raporti.

“Raporti është i thatë pa analizën përshkruese”, ka thënë Kurti gjatë seancës së sotme të Kuvendit kur po shqyrtohet raporti i kësaj ndërmarrjeje, raporton Arbresh.info.

Ai ka thënë se KOSTTI duhet të funksionoj si zonë rregulluese.

Sipas tij kemi çmimin e lartë në tarifat e konsumatorëve me pakicë.

Kurti ka thënë së VV nuk do ta votojë raportin për KOSTT-in./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme