Kurti, Vuçiq, Rama, O’Brien mblidhen në Mal të Zi në Samitin Rajonal të liderëve, kjo është agjenda

22:17 | 10 Maj 2024
R J

Samiti Rajonal i liderëve do të mbahet në Kotor të Malit të Zi më 15 dhe 16 maj. Ky Samit pritet që t’i bëjë bashkë liderët rajonalë, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër  Vuçiq.

Pjesëmarrës të këtij Samiti pritet të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Komisioni evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley si dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Nga Kosova, përveç Kurtit në Samit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Ishte kryeministri malazez, Milojko Spajiç ai i cili muajin e kaluar ka njoftuar për mbajtjen e këtij Samiti.

Spajiç tha se duan që të ulin sa më shumë tensionet dhe të fokusohen në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike në rrugën drejt BE-së. Kryeministri theksoi se Mali i Zi dëshiron të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet e rajonit dhe se me ratifikimin e disa marrëveshjeve për mobilitetin, ka treguar përkushtimin e tij ndaj procesit të Berlinit.

“Do të kemi një Samit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në mes të muajit maj në Kotorr. Duam që të mbledhim të gjithë zyrtarët e rajonit, gjë që nuk është e lehtë për shkak të dinamikës së marrëdhënieve mes shteteve ballkanike. Po mundohemi që të ulin sa më shumë tensionet dhe të fokusohemi në marredheniet ekonomike mes nesh në rrugën drejt BE-së. Duhet t’u përkushtohemi qytetarëve, t’i harmonizojmë gjërat që janë në dobi të tyre, në mënyrë që politika të mos jetë pengesë për këtë”, pati thënë ai.

Agenda-Leaders-Summit-100524cleaned_240510_194912_watermark

Të ngjashme