Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë propozimi i tij për një marrëveshje të paqes, u refuzua nga pala serbe.
Madje ai u shprehë se pro propozimit të tij ishte edhe pala ndërmjetësuese, por që nga Serbia nuk pranuan që të nënshkruhet kjo marrëveshje.
“Serbia duhet ta njohë Kosovën, Kosova duhet ta njohë Serbinë
“Propozova fillimisht një marrëveshje të shkruar me gjashtë nene të një deklarate të paqes mes Kosovës dhe Serbisë që u refuzua. Marrëveshja u refuzua ende pa u lexuar. Për mua kjo tregon mos gatishmëri për marrëveshje. tha Kurti pas takimit në Bruksel me presidentin serb Vuçiq.
“U pranua propozimi nga Borrel, por jo edhe nga Vuçiq i cili nuk pranoi që të diskutohet kjo pikë. Ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm dhe më vjen keq që nuk u pranua nga Serbia që edhe ky togfjalësh të përfshihej. Nuk e kuptoj pse duhet ai të ketë frikë, ballafaqimi për të kaluarën është i domosdosshëm, është për të ardhur keq që nuk e patëm një deklaratë të përbashkët”, tha kryeministri.
Ky ishte takimi i dytë Kurti – Vuçiq në kuadër të dialogut në Bruksel.
Kurti duke ju përgjigjur pyetje të gazetarëve nga Serbia, tha se ai nuk ka thënë që populli serb ka bërë gjenocid, por që këtë e ka bërë shteti serb./arbresh.info.
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...
Rryma i fiku edhe në Porto Riko, pothuajse i gjithë vendi pa...
Rovena po martohet sonte? Xheneta dhe Vullneti në dyshime, s...