Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar Rezidencën e presidentit historik Ibrahim Rugova.
Kurti ka parë nga afër rezultatin e punës së restaurimit të kësaj rezidence.
“Me ndërhyrjet restauruese që janë drejt përfundimit, Rezidenca e Presidentit historik Ibrahim Rugova do të vazhdojë të ruaj kujtesën mbi njërën ndër periudhat më të rëndësishme të popullit tonë. Sot ishim për të parë nga afër rezultatin e punës deri tash. Restaurimi po udhëhiqet nga ekipe profesionale në respekt të vlerave që ka kjo shtëpi, e cila është pjesë e listës së aseteve të trashëgimisë që mbrohen me ligj”, shkroi Kurti në Facebook.
Kurti thekson se kujdesin ndaj trashëgimisë kulturore tanimë e kanë dëshmuar.
“Në këtë kuadër, po sigurohemi që si institucione të shtetit të mirëmbajmë respektin për figurat qendrore të historisë moderne të Kosovës”, shkroi Kurti./Arbresh.info/
Media britanike “Express”: Shqipëria ndër vendet më të mira ...
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare