Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në punimet për ndërtimin e Klinikës së Hemato-Onkologjisë dhe Klinikës së Nefrologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), theksoi rëndësinë e këtij projekti të madh për shëndetësinë e vendit.
Kurti nënvizoi se ky projekt ka një vlerë totale prej rreth 4.3 milionë euro dhe do të ofrojë shërbime shëndetësore me standarde të larta për pacientët që vuajnë nga sëmundje të rënda, siç janë ato hematologjike dhe onkologjike
‘Jemi bashkë me drejtorit e QKUK-së dhe SHSKUK-së deputetë të Kuvendit dhe ministrin e Shëndetësisë për një projekt tejet të rëndësishëm e që është ndërtimi i Klinikave të Hemato-Onkologjisë dhe Nekrologjisë këtu në Qendrën Klinike Universitare. Ky projekt e ka vlerën totale prej afër 4. 3 milionë euro edhe do të ofrojë shërbime me standardet më të larta shëndetësore dhe për trajtimin e pacientëve me këto dy sëmundje të cilat do të fillojnë të trajtohen për herë të parë në Republikën tonë e jo qytetarët që shkojnë në spital për shërbim të mendojnë se me cilën aviokompani të udhëtojnë jashtë vendit si ka ndodhur në këto më shumë se dy dekada. Do të ketë qashe në shërbime të reja te cilat aktualisht nuk hanë të disponueshme në vendin tonë”, tha Kurti./Arbresh.info
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve