Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ndodhet në Hamburg për të vizituar portin e këtij qyteti, me ftesë të Përfaqësuesit të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Vizita ka për qëllim shqyrtimin nga afër të Sistemit të Skanimit të Ngarkesave me Rreze X në portin e Hamburgut.
“Kjo vizitë është pjesë e punës së vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës për të forcuar sigurinë në kufi për të parandaluar kontrabandën dhe kërcënimet që vijnë nga jashtë. Një sistem i lëvizshëm skanimi me rreze X ndihmon në monitorimin e kamionëve të mëdhenj që kalojnë kufirin, duke garantuar kështu një nivel më të lartë të sigurisë pa penguar tregtinë”, thuhet në njoftim, raporton Arbresh.info.
Gjermania sipas njoftimit të zyrës së Kryeministrit, ka shprehur dëshirën për të mbështetur Kosovën në përmirësimin e sigurisë.
Tutje, bëhet e ditur se Kurti bisedoi me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë, Manuel Sarrazin për kushtet në të cilat qeveria gjermane mund të sigurojë Kosovës një skaner të tillë.
Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë gjermane duke përfshirë fushën e sigurinë./Arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...