Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u ka uruar Ditën e Mësuesit të gjithë mësimdhënësve në manifestimin e 7 marsit, teksa ka theksuar se historikisht te populli i Kosovës, angazhimi për arsimimin në njërën anë dhe beteja për liri kombëtare në anën tjetër, nuk kanë qenë asnjëherë të ndara.
Me këtë rast, Kurti ka vizituar dy persona të rëndësishëm për të që kanë pasur profesion mësuesinë.
Kryeministri ka vizituar mësuesin Osman Jakupi me të cilin kishte qenë bashkë në burgjet e Serbisë.
“Me mësuesin Osman Jakupi nga Baksi ishim bashkë në burgjet e Serbisë. Ai ishte i plagosur e i burgosur, i malltretuar edhe në spital përveçse i torturuar në burg. Katër anëtarë të familjes i ka të vrarë gjatë luftës, e vetë mësues me ditar në dorë për 45 vjet e 5 muaj”, ka treguar shkurtimisht Kurti historinë e mësuesit Osman Jakupi.
Derisa gjatë ditës ka vizituar edhe Afërditën që është vajza e mësueses së Kurtit.
“Ndërkaq Afërdita është vajza e vetme e mësueses sime Nafije Dobruna-Deva. Kur unë isha nxënës i fillores Afërdita ishte studente e Matematikës, pastaj ajo u bë profesoreshë në Gjimnaz e mandej Asistente në Fakultet të Ndërtimtarisë, në lëndët Matematikë I, II dhe III.
Sot, më 7 Mars, i takova për t’ua uruar Ditën e Mësuesit”, ka përfunduar Kurti./arbresh.info/
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli