Mes 7500 ekspozuesve prej 125 shteteve nga mbarë bota, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, të shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, vizitoi shtandin e Kosovës në panairin ndërkombëtar Sial 2024 në Paris, që sivjet shënon përvjetorin e 60-të jubilar.
Sivjet, në këtë panair, me mbështetjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë po marrin pjesë tetë kompani prodhuese vendore me potencial për rritje të eksportit, të cilat po prezantojnë produktet e tyre nga industria e përpunimit të produkteve bujqësore, industria e pemëve dhe perimeve, produkte konditorike, fruta të imta e të ngrira industriale, pije energjike dhe lëngje frutash.
Këtë vit pritet që panairi Sial të mbledhë mbi 256 mijë vizitorë, ndaj të cilëve do të ekspozohen produkte dhe makineri të sektorëve të ndryshëm ushqimor.
Kryeministri Kurti, së bashku me delegacionin e tij, në bashkëbisedim me përfaqësuesit e kompanive theksoi rëndësinë e krijimit të mundësive për prodhuesit nga Kosova dhe mbështetjen e tyre përballë sfidave dhe në rritjet e kapaciteteve eksportuese. Kjo mbështetje e mëtejshme për sektorin privat në Kosovë, së shpejti do të ofrohet edhe përmes Agjencisë për Investime dhe Eksporte në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Gjatë vizitës në panair, delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës, vizitoi edhe dy kompanitë nga Shqipëria pjesëmarrëse në këtë panair.
Promovimi i kompanive tona në panaire të tilla ndërkombëtare, sikur SIAL 2024, që njihet si panairi më i madh ndërkombëtar për industrinë ushqimore, është e rëndësishme për afirmimin e produkteve nga Kosova në tregjet ndërkombëtare. Kështu ndihmojmë rritjen e eksportit dhe përmirësimin e imazhit të vendit tonë si një vend me potencial të madh për zhvillim ekonomik dhe inovacion.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...