Kurti viziton kompaninë në të cilën 9 nga 10 të punësuarit janë persona me aftësi të kufizuara

18:21 | 17 Gusht 2023
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti is shoqëruar nga miistri i Financave, Hekuran Murati ka zhvilluar takim në fabrikën “Freesia” në Lipjan e themeluar nga Fondacioni “Golden Eagle”, ku janë punësuar 9 persona me aftësi të kufizuara.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, punëtorët me aftësi të kufizuar në këtë ndërmarrje, kryeministri Kurti i konsideroi vlerë të shtuar, të cilët kontribuojnë qoftë në prodhim të letrës  higjienike, ambalazhit të letrës apo edhe në mirëmbajtje, përderisa puna  etyre është pasqyrë dhe krenari e shtetit tonë, përcjell Arbresh.info.

“Përndryshe Frutex-i, eksporton në 30 vende të botës anë e mbanë nga Australia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga India, Iraku e Kuvajti te Kameruni, Gaboni, Libia dhe në mbi 20 shtete në kontinentin tonë evropian, pra është pjesë edhe e krenarisë tonë shtetërore, pjesë e imazhit të Republikës sonë në botë”, tha kryeministri duke falënderuar të gjithë punëtorët dhe pronarin.

Në anën tjetër, ministri Murati, duke vlerësuar fabrikën “Fressia”, njoftoi se së shpejti bëhet edhe lansimi i thirrjes për ndërmarrësi sociale që parasheh lehtësira në të bërit afarizëm, si dhe mbështetje shtesë për biznese apo fondacione të tilla.

“Shembull shumë i mirë se si një biznes, se si një aktivitet biznesor mundet edhe me i kthy komunitetet, pra të bëjë kontribut pozitiv edhe te komunitetet, pra duke themeluar edhe një fondacion të tillë që ka për synim edhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, pra integrimin në tregun e punës, lehtësimin për rritjen e mirëqenies”, deklaroi ai.

Ndërkaq, këto arritje, udhëheqësi i fondacionit “Golden Eagle”, Endrit Rexhaj, i cilësoi ndjenja të veçanta për faktin se një biznes i tillë i vogël si “Fressia” ka qëllime të mëdha./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme