Google ADS

Kurti viziton Kampin Belvedere: Sukseset e policisë për rend e ligj në veri janë mahnitëse

19:38 | 7 Qershor 2023
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Kampin e Policisë në Belvedere, ku ka takuar oficerët e policisë, të cilët u quajti të çeliktë.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Kurti tha se aty u njoftua për aksionet, operacionet dhe aktivitetet e të arriturat e policisë

“U njoftova për aksionet e operacionet, aktivitetet e të arriturat e Policisë së Kosovës. Sukseset e tyre për rend, ligj dhe kushtetutshmëri në katër komunat tona në veri të vendit janë mahnitëse”, tha Kurti.

Kurti shtoi se sukseset e tyre për rend, ligj e kushtetutshmëri në katër komunat në veri janë mahnitëse.

Kryeministri tha se bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, e drejtorin e policisë, Gazmend Hoxha, e të gjithë të tjerët shijuan shujtat e ngrohta në mensën e re të kampit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme