Kurti viziton Kamenicën, pritet nga kryetari i Komunës

10:41 | 13 Maj 2024
A Z

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot në Kamenicë është pritur nga kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj.

Kurti po zhvillon një takim të mbyllur me kryetarin Rahimaj ndërsa pas takimit do të bëjë edhe një vizitë tek prodhuesit e produkteve të bletëve.

Pastaj do të bëhet vendosja e gurthemelit të urës për këmbësor në fshatin Hajnoc.

Së bashku me Kurtin është edhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Të ngjashme