Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë pasdites vizitoi Shkollën e Mesme, “Xhevdet Doda” në Prishtinë, me rastin e organizimit të edicionit të 5-të, të “Panairit të Shkencës dhe Kulturës”, i cili po mbahet në ambientet e kësaj shkolle.
I mirëpritur nga Drejtori i Shkollës, Bardhyl Kabashi dhe stafi i tij, kryeministri Kurti, shprehu mirënjohjen për punën dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në arsimimin dhe edukimin brezave të rinj, teksa i uroi për organizimin e Panairit. Ndërkaq, nxënësit i përgëzoi për idetë, projektet dhe punimet e tyre, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë interesimin për shkencën, kulturën e teknologjinë dhe të ushqejnë në vazhdimësi kuriozitetin prej shkencëtari.
“”Panairi i Shkencës dhe Kulturës”, ka për qëllim kryesor që të rejat e të rinjtë të shprehin dijen e tyre, të shfaqin kreativitetin dhe aftësitë e fituara, në fushat e shkencës, teknologjisë, artit dhe kulturës. Me moton “Shkenca e së sotmes është teknologjia e së ardhmes”, panairi ofron një platformë për nxënësit për të shfaqur idetë e tyre inovative dhe eksperimentet shkencore”, thuhet në njoftimin nga ZKM.
Ai mbahet me datë 2 dhe 3 maj. Gjatë këtyre dy ditëve në Panair ekspozohen punime të nxënësve nga lëndët shkollore si matematika, biologjia, fizika, astronomia, teknologjia, kimia, historia, psikologjia, filozofia, për të përfunduar te këndi i kulturës tradicionale dhe këndi i lojërave interaktive./Arbresh.info
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së takohen me Misionin Vëzhgues...
Prishtina nënshkruan marrëveshjen për gjobat dixhitale të tr...
Kurti: Viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërg...
Kryeministri Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan R...
Gjendja skandaloze e rrugës së Matiçanit, banorët kërkojnë z...