Kurti viziton Gjakovën: Rrini në shtëpi

13:28 | 8 Prill 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka vizituar komunën e Gjakovës.

Pas takimi me të parin e komunës, Ardian Gjinin, Kurti ka thënë se kanë biseduar për gjendjen në të komunë, shkruan arbresh.info.

“Unë dëgjova me vëmendje kërkesat e kryetarit Gjini, edhe s ai përket bujqve, situatës me komunën fqinje Malishevës që është komuna me numrin më të madh të të prekurve me Covid 19, e deri të pajisja materiale shpenzues dhe kuadri mjekësor “, ka thënë Kurti.

Ai ka ripërsëritur apelin për qëndrim në shtëpi.

“Bëjë thirrje për ruajtje të pastërtisë individuale , të mbahet distanca fizike midis njerëzve, të qëndrohet në shtëpi sa më shumë, të dalë vetëm një anëtarë i familjes për furnizim më gjëra të nevojshme”, ka thënë Kurti.

I pari i Qeverisë së Kosovës ka falënderuar edhe qytetarët për kulturën e treguar,mjekët, infermierët,policët,inespktorët, punëtorët e dyqaneve e furrave dhe mirëmbajtësit e qytetarëve”, ka përfunduar Kurti.

Kurti dje ka vizituar komunën e Gjilanit dhe Kamenicës ndërsa ka bërë të ditur se vizitat nëpër komuna do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme