Google ADS

Kurti vizitoi vendpunimet e rrugës Kijevë – Zahaq, segmenti Kijevë – Dollc

11:45 | 19 Korrik 2024
K.B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë paradites vizitoi vendpunimet e rrugës Kijevë – Zahaq, segmenti Kijevë – Dollc.

Zyra e Kryeministrit bën të ditur se Kurti u njoftua nga menaxherët e kontratave të tre loteve të këtij segmenti mbi ecurinë e punimeve. Kryeministri përshëndeti edhe falënderoi punëtorët dhe kompanitë për punën që po e bëjnë në realizimin sa më të shpejt të këtij projekti infrastrukturor me rëndësi të madhe për rajonin e Pejës.

Në javën e parë të muajit korrik u hapën procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Dollc-Zahaq.

Segmenti i kësaj rruge ka gjatësi totale 16.27km, e ndarë në 4 lote, me buxhet të planifikuar të projektit prej rreth 46 milionë euro.

Bashkë me të ishin edhe  ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri i këtij dikasteri, Hysen Durmishi, si dhe zëvendësministrat Taulant Kelmendi dhe Mentor Arifaj./Arbresh.info/

Të ngjashme