Kurti vizitoi tri familje të komunitevete jo shumicë në Pejë, përfituese nga thirrja e MAPL-së

19:35 | 7 Nëntor 2023
E.G

Në vazhdën e aktiviteteve të sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar tri familje përfituese nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive tek komunitet jo shumicë në Komunën e Pejës.

Fillimisht, kryeministri vizitoi familjen pesë anëtarëshe Palmar nga komuniteti boshnjak e cila, siç tha kryeministri ka pasur shumë nevojë për strehë të qëndrueshme mbi kokë e për banim të dinjitetshëm, shrkuan Arbresh.info.

Më pas, vizitoi familjen Hagjijaj, nga radhët e komunitetit rom, e cila gjithashtu kishte nevojë për kushte dhe banim të dinjitetshëm. Aty falënderoi familjen Hagjijaj për mikpritjen dhe punëtorët për punën që e kanë bërë.

Kurse në fshatin Treboviq, vizitoi dhe u takua me shtatët anëtarët e familjes Saku nga komuniteti egjiptian të cilët në muajin dhjetor do të jenë me shtëpi të re.

“Tre milionë euro ka qenë buxheti i programit për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive të komuniteve jo shumicë në komunë këtë vit.”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Sipas njoftimi, në kuadër të ​tij në proces të përfundimit të ndërtimit janë 57 shtëpi.

Krahas tyre punimet janë duke u zhvilluar edhe për renovimin e 230 shtëpive tjera, bëhet e ditur tutje.

“Ky program do të vazhdojë edhe me thirrje e dyte vitin tjetër, për të cilën thirrje tashmë është ndarë buxhet në vlerë prej tre milionë euro.”, njofton Kryeministria./Arbresh.info/

 

Të ngjashme