Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u.d Drejtoresha e ShSKUK-së, Narqize Arenliu, drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë në QKUK, Dr. Shkëndije Nuza, sot vizituan Spitalin e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe u funksionalizua rezonanca magnetike e cila do të shtojë vëllimin e shërbimeve në sektorin publik.
Pas vizitës në hapësirat e Aparaturës radiologjike, Kurti tha se dëshirojnë që të ketë sa më shumë decentralizim të shërbimeve gjithnjë e më cilësore, të ketë diagnostikim më të mirë për të gjithë pacientët dhe të ketë gjithashtu edhe lista sa më të shkurta të pritjes për pacientët.
‘’Pas funksionalizimit të rezonancës magnetike në Spitalin e Pejës, po e bëjmë këtë edhe në Spitalin Pediatrik këtu në Qendrën Klinike Universitare, ndërkaq në vjeshtë do ta kemi edhe rezonancën magnetike në Spitalin e Prizrenit’’ tha Kurti.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se para të pranishmëve në këtë ngjarje, Kurti shprehu mirënjohje ndaj mantel bardhëve, për kontributin e çmueshëm dhe të vazhdueshëm në jetën e gjithsecilit duke i përgëzuar ata për këtë të arritur shumë të rëndësishme, meqenëse siç tha ai, shërimi dhe terapia siç e dimë, varen shumë prej diagnostikimit sa më cilësor, sa më të thellë dhe kjo në njërën anë, sigurisht që varet nga kuadri mjekësor, ndërkaq në anën tjetër edhe nga teknologjia moderne
Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ky shërbim i ri është në vazhdën e punës që po bëhet kohëve të fundit me një intensitet të shtuar, për të shkurtuar edhe listat e pritjes, por edhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për pacientët tanë.
Më tej, ministri Vitia tha se është bërë lista prej 42 milionë euro investime, e cila do të adresojë investime në infrastrukturë edhe në pajisje, në njërën anë për të përmirësuar shërbimet dhe cilësinë e tyre dhe në anën e tyre për të marrë sa më shumë shërbime të reja qytetarët e Republikës në institucionet tona publike.
Kjo aparaturë moderne përbëhet nga një sistem i përparuar që do të shtojë numrin e pacientëve, në këtë rast fëmijëve, gjë që do të mundësojë planifikimin e më shumë ekzaminimeve. Veçanërisht, do të shkarkojë fluksin e pacientëve në rezonancën magnetike në Klinikën e Neurologjisë për raste të fëmijëve, si dhe do të mundësojë shtimin e numrit të ekzaminimeve qoftë spitalore apo ambulantore.
Në Klinikën e Radiologjisë gjatë ditës, në secilin prej aparateve të rezonancës magnetike, mesatarisht realizohen 20 deri 24 raste në ditë. Me funksionalizimin e rezonancës magnetike e cila do të shërbejë vetëm për fëmijët, ky numër do të shtohet në 35-40 ekzaminime në ditë.
Aparatura radiologjike është donacion nga fondacioni “Sheikha Fatima”, vlera e së cilës është mbi 1 milion euro, donacion i dhuruar nga Emiratet e Bashkuara Arabe./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...