Kurti vizitoi sot Mensën e Studentëve me rastin e përurimit të renovimit të saj

17:36 | 2 Tetor 2023
E.G

,iKryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Mensën e Studentëve, vizitë kjo e bërë me rastin e përurimit të renovimit të saj.

Gjatë përurimit, Kryeministri Kurti theksoi se do të kujdesemi për studentët, edhe për arsimin, edhe për mirëqenien e atyre të cilët do ta ndërtojnë ekonominë tonë në të ardhmen, sepse janë duke studiuar në mënyrë që të jemi shoqëri sa më progresiste dhe ekonomi sa më e zhvilluar.

Në anën tjetër, Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është shndërruar në një shtëpi të dytë për të gjithë studentët nga Kosova, duke përshirë edhe vendet e rajonit, e cila strehon afër 4000 studentë në përbërje me tetë konvikte pesë për vajza dhe tre për djem.

Duke qenë se Qendra e Studentëve do të mirëpres atletët dhe ekipet garuese të vendeve pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare, kryeministri u zotua se do të ketë edhe investime tjera aty, krahas investimeve të shumta infrastrukturore në të gjitha komunat nikoqire të garave.

Në përmbyllje të kësaj vizite, kryeministri Kurti shprehu falënderime dhe përgëzoi drejtorët, udhëheqësit, dhe punëtorët për punën dhe angazhimin e tyre të plotë në përmbushje të përgjegjësive dhe obligimeve të tyre, pa lënë anash edhe studentët të cilët janë të strehuar tek Qendra e Studentëve.

Mensa e Studentëve ka kapacitet për shërbimin e 700 personave përnjëherësh, ndërkaq gjithsej 5000 shujta në ditë.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti: 

U falënderoj të gjithëve që e keni nda kohën e na keni bërë bashkë sot, me rastin e përurimit/ inaugurimit të këtij renovimi të Mensës së Studentëve, e cila mund t’i shërbej përnjëherë 700 veta gjithsej 5000 shujta në ditë, ndërkohë që janë afër 4000 studentë në Qendrën e Studentëve, në tetë konvikte pesë për vajza dhe tre për djem.

Ky është rezultat i zotimit tonë të përbashkët që do të kujdesemi për studentët, edhe për arsimin, edhe për mirëqenien e atyre të cilët do ta ndërtojnë ekonominë tonë në të ardhmen, sepse janë duke studiuar në mënyrë që të jemi shoqëri sa më progresiste dhe ekonomi sa më e zhvilluar.

Ne zotohemi që këtu do të kemi edhe investime të reja, për shkak se Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, e kanë në epiqendër këtë Qendër të Studentëve, sa i përket strehimit të sportistëve të shumtë të cilët do të na vijnë.

Pra, investime të shumta infrastrukturore në mënyrë që të bëhemi gati për Lojërat Mesdhetare dhe ato duhet të fillojnë sa më herët në mënyrë që përpara të jemi të gatshëm për atë çfarë na pret. Është organizimi më i madh ndërkombëtar që po bëhet në vendin tonë.

Me këtë rast përgëzoj drejtorët, udhëheqësit, përgëzoj edhe punëtorët, edhe studentët. E ju faleminderit e gëzofshi!/Arbresh.info

Të ngjashme