Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Shkollën Normale Superiore në Paris (ENS) me ftesë të arkeologut të afërt me Kosovën, anëtarit të njohur të kësaj shkolle, Christophe Goddard.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se nuk ka institucion tjetër botëror të dijes dhe mendimit, studentët dhe profesorët e të cilit i ka lexuar më shumë, shkruan Arbresh.info.
“Nuk ka një institucion tjetër botëror të dijes dhe mendimit, studentët dhe profesorët e të cilit t’i kem lexuar më shumë: Henri Bergson, Jean-Paul Sartre, Maurice Merleau-Ponty, Loius Althusser, Etienne Balibar, Michel Foucault, Jacques Derrida, Alain Badiou, Jacques Ranciere, Raymond Aron, etj.”, ka shkruar Kurti.
“1794 është viti i krijimit të Shkollës Normale Superiore në Paris (ENS). Themelimi dhe konceptimi i saj u krye nën idenë e përqëndrimit të aftësive, të strukturimit dhe bashkërendimit të dijeve, për t’i shpërndarë më tej, nën devizën e Republikës që është e shkruar mbi portën kryesore të saj.”, shtoi ai.
“Në një vend të tillë lëmenjtë kryqëzohen, njerëzit e takojnë njëri-tjetrin në thelb të inteligjencës dhe imagjinatës së tyre. Dhe ky natyrisht është takimi më afatgjatë i njerëzve me qëllimin kozmopolitik të llojit njerëzor. Nga dyert e kësaj shkolle kanë dalë gjenerata mendimtarësh dhe dijetarësh, filozofësh dhe shkencëtarësh që përbëjnë krenarinë franceze dhe kureshtjen botërore. Fatin e kësaj shkolle e përcakton risia e kërkimit që vjen prej diferencës në talentin e studentëve dhe kërkuesve të saj.”, u shpreh Kurti.
Kreu i qeverisë, vlerësoi se ky ishte rast I veçantë për të diskutuar mbi aktualitetin.
“Mendimi i tyre më intereson po sa ai i vepruesve më të fortë në gjeopolitikë, gjeo-strategji dhe në ekonominë globale. Udhët më të përgjegjshme të reflektimit dhe rezistencës mbi dhe ndaj krizave projektohen në mjedis të tillë. Një shkollë e tillë prodhon rezervën teorike dhe morale të Republikës. Dëshminë më të mirë patëm fatin ta shohim në bibliotekën e mrekullueshëm të Shkollës dhe kur na u prezantua një pjesë e punës dhe mjeteve me të cilat studiuesit e arkeologjisë hulumtonin rezultatet në sitin e Ulpianës.”, u shpreh ai.
Gjatë vizitës Kurti tha se të pranishëm ishin edhe studentët e Kosovës të regjistruar në Shkollën Normale.
“Duhet të frymëzohemi prej qendërzimeve të kësaj ambicieje për rigjenerimin e vazhdueshëm të eko-sistemit tonë universitar.”, tha ai.
“Ishte një garanci sa dhe kënaqësi të isha mes tyre për pothuaj dy orë.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë