Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, kanë vizitituar dy fëmijët e parë që lindën në vitin 2025.
Kryeministri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se qeveria e tij gjithmonë ka në fokus mbështetjen financiare për fëmijët dhe nënat.
“Menjëherë pas mesnatës iu bashkuam gëzimit të zonjës Teutë për vajzën e saj Poemën dhe zonjës Fortesë për djalin e saj Diamantin, që erdhën në jetë të parët gjatë ndërrimit të motmoteve. Edhe nënat edhe foshnjat ishin shumë mirë me shëndet. Ne u uruam mbarësi dhe jetë të gjatë bashkë me familjet e tyre”.
“Jemi qeveria që më së shumti ka pasur në fokus politikat dhe mbështetjen financiare për nënën dhe fëmijët, dhe do të vazhdojmë kësisoj edhe në këtë vit që sapo hymë. Investimi dhe mbështetja e vazhdueshme e gjithnjë më e madhe për ta është qenësore për popullin dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar Kurti.
Media irlandeze: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për...
Sulm i armatosur në një fabrikë në Gjermani, dy viktima
Katari dënon hartat e publikuara nga Izraeli që pretendon te...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Ministri Vitia dhe drejtoresha e IKSHPK-së mbajnë konferencë...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju