Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime sot familjen Gjonbalaj në Prishtinë.
I shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Avdi Gjonbalaj.
“Avdi Gjonbalaj, inxhinier i hidroteknikës me profesion, kishte njohuri të thella për lëminë e ujërave në Kosovë e Ballkan, që përveç kontributit të pareshtur e të parezervë sa ishte në jetë, ka lënë pas një trashëgimi të çmuar të qëndrimeve, analizave, studimeve e kërkimeve arkivore. Ai mbikëqyri punimet dhe ndoqi të gjitha fazat e ndërtimit të sistemit të ujitjes ”Ibër-Lepenc’ ku gjendet dhe diga e liqenit akumulues të Ujmanit”, thuhet në komunikatën për media nga ZKM./Arbresh.info
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...